Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Iu sekuestrua telefoni nga SPAK, “Kushtetuesja”: Qytetares i është cënuar e drejta
Gjykata Kushtetuese pranoi pjesërisht kërkesën e Onejda Ymerit duke thënë se i është cënuar e drejta me sekuestrimin e telefonit nga SPAK. Telefoni iu sekuestrua nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe më pas u konfirmua nga Gjykata e Posaçme. Sipas Kushtetueses, kur sekuestrohet telefoni, rrjedhimisht ke fituar akses në korrespondecë, fshehtësia e të cilës është e mbrojtur me Kushtetutë. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, hetuesit mund të sekuestrojnë telefonin, por hapja dhe leximi i korrespondencës duhet të bëhet me autorizim të gjykatës, duke fokusuar kërkimin në lidhje me hetimin. Pajisja e sekuestruar deri në autorizimin e Gjykatës ndalohet...