Iu hoq licensa pas zvarritjes së qytetarit në Zvërnec/ “Myrto Security”, fiton tenderin 2 mln euro të OSSH

Iu hoq licensa pas zvarritjes së qytetarit në Zvërnec/ “Myrto Security”, fiton tenderin 2 mln euro të OSSH

TIRANË- “Myrto Security”, të cilës iu hoq licensa pas episodeve të rënda në Zvërnec, në maj të vitit 2026, ku një qytetar u tërhoq zvarrë, kompania e sigurisë private është pjesë e një bashkimi fitues në një tender me fond rreth 2 milionë euro, të zhvilluar nga Drejtoria Rajonale e Operatorit (OSSH) të Sistemit të Shpërndarjes, në Elbasan.  OSSH njoftoi lidhjen e kontratës me bashkimin e operatorëve “Juer Security” dhe “Myrto Security”, me objekt “Shërbim sigurie per ruajtjen fizike të ndërtesave, aseteve, njerëzve dhe pronave te Operatorit te Sistemit te Shperndarjes sh.a./ Drejtoria Rajonale Elbasan dhe Furnizuesit te Sherbimit Universal sh.a, Elbasan”. Procedura tenderuese u shpall në gusht të këtij viti dhe fondi limit ishte parashikuar 184.735.036 lekë të reja ose 1.99 milionë euro, sipas...