Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Iu gjetën 64 doza drogë, i shiste në lokalet e natës në Dhërmi/ Pranga 19 vjeçarit
👁14055
Shiste lënë narkotike në lokalet e natës në Dhërmi, arrestohet në flagrancë një 19 vjeçar. Falë punës së inteligjencës policore u organizuan kontrolle në Dhërmi ku arrestua në flagrancë shtetasi P. P., banues në Lushnjë. Gjatë kontrollit personal dhe në banesën ku ky shtetas qëndronte në fshatin turistik, policia i gjeti dhe sekuestroi 64 doza me lëndë narkotike kanabis, të cilat ky shtetas i shiste kryesisht në lokalet e natës. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Njoftimi i policisë DVP Vlorë/Vijojnë kontrollet...