Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Iu gjet në banesë municion luftarak, Gjykata e Elbasanit vendos “detyrim paraqitje” për vëllanë e deputetit të PS-së
Gjykata e Elbasanit vendos detyrim paraqitje për Denis Hasallen dhe Bledar Çullhajn. Dy personat, gjatë kontrollit që prokuroria e policia kryen në banesën e tyre, në kuadër të hetimeve për inceneratorin, iu gjetën armë. Denisa Hasalla, vëllai i deputetit Sajmir Hasalla mban detyrën e drejtorit të kabinetit në Bashkinë Peqin ndërsa bashkëshortja e Bledar Çullhajt po ashtu kishte funksion në bashkinë e Peqinit. Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë, e cila kërkoi detyrim paraqitje. Në vendimin e Gjykatës thuhet: Ekziston dyshimi i arsyeshëm i mbështetur në prova që të arrestuarit kanë konsumuar elementet e veprave penale të sipërcituara; Nuk ka shkaqe...