Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Iu gjet kokainë dhe kanabis në makinë, tre të arrestuar në Korçë
👁9853
Tre persona u arrestuan në flagrancë nga Policia e Korçës, si rezultat i finalizimit të një tjetër operacioni antidrogë. Ata u kapën në orët e para të mëngjesit, teksa lëviznin me automjet dhe iu gjetën sasi të ndryshme lëndësh narkotike të dyshuara si kokainë dhe kanabis, si dhe mjete për peshimin e tyre. Nga kontrollet e ushtruara në automjet, banesa dhe një ambient privat, u sekuestruan gjithashtu dy automjete dhe një sasi lekësh Ky është operacioni i tretë antidrogë në qytetin e Korçës brenda pak ditëve, teksa numri i të arrestuarve shkon në 6.