“Iu binda vendimit politik të PS dhe disiplinës së partisë”- Vullnet Sinaj sqaron votën pro për Territorialen: S’ka pasur presion dhe as ultimatume, koha…

“Iu binda vendimit politik të PS dhe disiplinës së partisë”- Vullnet Sinaj sqaron votën pro për Territorialen: S’ka pasur presion dhe as ultimatume, koha…

Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, ka shpjeguar arsyet që e çuan të votonte pro reformës së re territoriale, pavarësisht se në votimin e parë brenda grupit parlamentar kishte shprehur qëndrimin kundër. I ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, Sinaj tha se vendimi i tij përfundimtar erdhi pas qëndrimit të grupit parlamentar të PS-së, të cilit vendosi t’i bashkohej, duke theksuar se nuk ka pasur presion apo ultimatume. Ai sqaroi se brenda grupit socialist u zhvilluan dy votime: në të parin, ai votoi kundër reformës, ndërsa në të dytin, kur u vendos që ndarja e re territoriale të mbështetej nga grupi parlamentar, zgjodhi të respektonte vendimin e shumicës. Sinaj tha se ka zhvilluar biseda konstruktive me kryeministrin dhe drejtuesin e qarkut, ku ka...