Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Italianët plasin ‘bombën’ në tregun e ilaçeve/ Chiesi zbulon skemë gjigande të rimbursimeve fiktive në Shqipëri nga CFO Pharma dhe Bioplus
Nadir Causholli dhe Artemisa Sokoli, ish pronarja e Pharma Plus TIRANE- Një artikull i publikuar sot nga gazetari Klodian Tomorri, në Kapitali zbërthen një nga skemat më abuzive në shëndetësinë shqiptare, që ka në qendër rimbursime fiktive për barna të specializuara, të destinuara për pacientë me probleme të rënda në frymëmarrje. Bëhet fjalë për ilaçet Foster dhe Trimbow, dy medikamente të prodhuara nga kompania italiane Chiesi Farmaceutici, që përdoren për trajtim afatgjatë të sëmundjeve kronike të rrugëve të frymëmarrjes, përfshirë astmën bronkiale dhe sëmundjen pulmonare obstruktive kronike (SPOK). Këto medikamente janë të regjistruara dhe shpërndahen ekskluzivisht nga vetë prodhuesi në...