Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Itali/ Poetja Irma Kurti botohet në Portugali dhe Algjeri
Një sukses i ri për poeten shqiptare Irma Kurti: botohet në Portugali përmbledhja e saj me poezi dygjuhëshe (portugalisht – italisht) me titull “Anima incrinata/Alma fracturada” (Shpirt i lënduar). Libri botohet nga Edições Fantasma, në Portugali. Përkthimi është bërë nga Carlos Ramos, poet, përkthyes dhe botues mbi versionin në gjuhën spanjolle të poezive të autores të përkthyera nga Rafael Carcelén.Në parathënien e librit, Vesna Andrejević, ndër të tjera, shkruan: “Poezia e Irma Kurtit është e pastër, e thjeshtë dhe e bukur në sinqeritetin e saj, aq bindëse sa prek menjëherë telat e zemrës me një lloj “naiviteti”, pikërisht atë që...