Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Itali/Pas 30 vitesh, shkrimtarja boton historinë e vajzës shqiptare të trafikuar
Pas tridhjetë vitesh heshtje, gazetarja italiane Lucia Esposito vjen me një rrëfim tronditës dhe prekës mbi një vajzë shqiptare, viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore, që u vra mizorisht në tokën italiane. Historia e saj ka frymëzuar romanin më të ri të autores me titull “Sorelle Spaiate”, botuar nga shtëpia botuese Giunti.Në fund të viteve ’90, Lucia Esposito – atëherë një gazetare e re nga Napoli në praktikë në një të përditshme milaneze – u ndesh me realitetin e errët të prostitucionit të detyruar. Pikërisht në këtë kohë ajo njohu Ershelën, një vajzë e re shqiptare e mbërritur në Itali...