Burimi:
Sot.com.al

Itali/ Kishte përfituar nga regjimi i gjysmëlirisë, arratiset nga burgu 34-vjeçari shqiptar i dënuar për grabitje
👁9756
Një 34-vjeçar shqiptar, Fatbardh Mneraj, është arratisur mbrëmjen e së shtunës nga burgu Dozza në Bolonja të Italisë. Mneraj, i dënuar për grabitje, kishte përfituar nga regjimi i gjysmëlirisë që i mundëson të burgosurve të punojnë ose të marrin pjesë në aktivitete edukative. Sipas mediave italiane, 34-vjeçari ka arritur të shpëtojë gjatë transferimit nga një nga godinat e burgut, duke përfituar nga një derë e hapur që i ka mundësuar arratisjen. Pas arratisjes, Mneraj ka humbur çdo gjurmë, ndërkohë që kërkimet nga autoritetet vazhdojnë. Policia e burgjeve ka publikuar fotot dhe të dhënat personale të të arratisurit për të kërkuar...