Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Ismajli te Torino, klubi tenton Eljif Elmas
Pas Empolit radha për të përfaqësuar Torinon në Serie A. Pas rrëzimit të toskanëve të Empolit në Serie B, mbrojtësi kuqezi Ardian Ismajli është lojtar i ri i ekipit ‘Granata’. Pas njoftimit paraprak në mediat sociale, është publikuar edhe deklarata zyrtare. Torino zbuloi gjithashtu detajet në lidhje me kohëzgjatjen e kontratës. Më poshtë është deklarata zyrtare: “Klubi i Futbollit Ardian Torino ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin e lojtarit Ardian Ismajli, i cili ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2027, me një opsion për sezonin e ardhshëm.” Ndërkaq vetë futbollisti 28 vjeçar ka publikuar në rrjete urimin e parë...