Ismajli larg Empolit, Jashari kërkohet nga Mançester Siti, Berisha jashtë Kombëtares

Ismajli larg Empolit, Jashari kërkohet nga Mançester Siti, Berisha jashtë Kombëtares

Adriatik BALLA Disa lojtarë të përfaqësueses tonë kanë dalë direkt në treg. Kjo ka ndodhur menjëherë sapo është mbyllur sezoni në kampionatet ku luajnë. Kështu, qendërmbrojtësi Ardian Ismajli do të largohet nga skuadra e Empolit këtë verë, kur edhe i skadon kontrata. Kështu shkruan “Transferfeed”. Ismajli nuk pritet ta vazhdojë kontratën me skuadrën italiane. Largimi i tij u bë edhe më i mundshëm pas rënies së Empolit në Serie B. Empoli nuk arriti që ta sigurojë mbijetesën për edicionin e ardhshëm në Serie A. Kampionatin e përfundoi në vendin e 18-të me 31 pikë. Reprezentuesi i Shqipërisë, Ismajli, është lider i mbrojtjes tek Empoli. 28-vjeçari pati edhe shumë probleme me lëndime gjatë edicionit 2024/25. Ai skuadrës së Empolit i mungoi në 13 ndeshje. Ismajli ka...