Ishte në monitorim, kush i fiku ‘radarët’ sapo Ergys Agasi u fut në treg, njohur si baza e Suel Çelës
Nga Fatjon Gjinaj - Syri Të dhënat e administruara në hetimin ndaj Uljan Shpatarakut dhe Ergys Agasit kanë nxjerrë në pah një sërë rrethanash që lidhen me lëvizjet e tyre më 26 gusht 2026 por nga ana tjetër ngrejnë hije dyshimi që do përbënin skandal sa i takon vëzhgimit të tyre në terren. Në vetë dosjen e hetimit, shkruhet në një fragment se pas disa orësh monitorim nga vilat qeveritare në Elbasan, me të mbërritur në zonën e tregut që njihet si baza e Suel Çelës, oficerët e terrenit urdhërohen të “fikin radarët”, dhe të zhvendosen disa kilometra pas, konkretisht në zonën e Bradasheshit, ku rinis monitorimi i lëvizjeve të Agasit pas takimeve që kreu në Elbasan. Në gjykim u paraqit nga SPAK si provë...
Burimi:
syri.net