Ishte në lëvizje e sipër, shpërthen në flakë automjeti në rrugën e Arbrit (Detaje)

Ishte në lëvizje e sipër, shpërthen në flakë automjeti në rrugën e Arbrit (Detaje)

Një automjet ka marrë flakë pasditen e sotme në rrugën e Arbrit. Makina e cila po udhëtonte në drejtim të Tiranës është shkrumbuar plotësisht në fshatin Shkallë të Xibrit. Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve, mjeti u shkrumbua totalisht. Fatmirësisht personat që udhëtonin në të arritën (anëtarë të një familjeje) të dilnin pa u lënduar. Grupi hetimor shkoi në vendin e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shkëndijë elektrike.