Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Ishte duke punuar, 47-vjeçari rrëzohet nga pallati në Përmet
👁2176
POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi shtetasi B. H., 47 vjeç, banues në Tiranë, duke punuar në një objekt, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga shkallët dhe për pasojë është dëmtuar lehtë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.