“Ishte dita e Tiranës”- Pas fitores në derbi, rishfaqet Indrit Fortuzi, ish-sulmuesi bardheblu me “look” të ri: E dominoi, e shoh pretendente për Europën
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Indrit Fortuzi, ka vlerësuar paraqitjen e Tiranës në derbin ndaj Partizanit, të fituar nga bardheblutë me rezultatin 1-0. I ftuar në një diskutim për këtë përballje, pas një mungese të gjatë dhe largimit nga Shqip♪7ria, ai u shfaq me një pamje të re. Fortuzi theksoi se Tirana e meritoi fitoren, ndërsa e cilësoi Partizanin si një skuadër që nuk arriti të bindte në këtë ndeshje. Sipas Fortuzit, pavarësisht se Partizani pati mundësitë e veta për të ndryshuar rezultatin, Tirana u shfaq më e organizuar dhe lojtarët e rinj dhanë një kontribut të rëndësishëm në këtë sukses. “Ishte dita e Tiranës. Po shikoj që po diskutoni më shumë për Partizanin, Tirana e kishte meritën e saj për fitoren. Pashë një Partizan të...
Burimi:
javanews.al