Ishte arrestuar për vjedhje, 32-vjeçari pëson arrest kardiak në komisariat
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, pasi u ndje keq në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Vlorë/Informacion paraprak Sot rreth orës 09:50, në ambientet e dhomave të shoqërimit të Komisariatit të Policisë Vlorë, është konstatuar në gjendje të rënduar shëndetësore shtetasi i arrestuar E. Sh., 32 vjeç, banues në Vlorë. Menjëherë është njoftuar shërbimi mjekësor dhe 32-vjeçari është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë, ku, në orën 10:05, mjekët kanë konfirmuar se ky shtetas ka humbur jetën. Paraprakisht dyshohet se 32-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak. Shtetasi E. Sh. ishte arrestuar në flagrancë më datë 29.08.2026, rreth orës 23:00, për veprën penale “Vjedhja”. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave dhe...
Burimi:
kohajone.com