Ishin të shkurtër, por të fortë, specia misterioze që ka jetuar në Tokë 100 mijë vite para njerëzve dhe që i bënte varrimet thuajse njëlloj si ne

Ishin të shkurtër, por të fortë, specia misterioze që ka jetuar në Tokë 100 mijë vite para njerëzve dhe që i bënte varrimet thuajse njëlloj si ne

Shkencëtarët kanë zbuluar dëshmi të pjesëtarëve të një specieje misterioze që varroste të vdekurit dhe gdhendte simbole nëpër shpella, shumë kohë para se këtë ta bënin njerëzit modern. Truri që i përket individëve të kësaj specieje të zhdukur, të njohur si Homo naledi, ishte i madh sa 1/3-ta e atij të njerëzve modernë. Zbulimet mund të ndryshojnë njohuritë që kemi mbi zhvillimin e species njerëzore, sepse deri tani, kjo lloj sjelljeje ishte lidhur vetëm me homo sapiensët dhe neandertalët. Zbulimet janë detajuar në 3 studime që do të publikohen në revistën “eLife”. Fosilet që i përkasin Homo naledit u zbuluan fillimisht në një grup shepllash në Afrikën e Jugut, në vitin 2013, ku më parë janë gjetur edhe fosile të specieve të tjera. Përveç fosileve...