Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ishin bllokuar pas sulmeve iraniane, pesë shqiptarët largohen të sigurt nga Izraeli
👁11765
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se disa shtetas shqiptarë, të cilët kishin mbetur të bllokuar në Izrael, janë larguar prej aty në mënyrë të sigurt. “Pesë qytetarë shqiptarë, që ndodheshin në Izrael për arsye turistike dhe profesionale, janë larguar sot nga Izraeli në mënyrë të sigurt përmes Egjiptit. Ata ndodhen tashmë në Egjipt, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe pritet të kthehen së shpejti në Shqipëri”, informon shefi i Diplomacisë shqiptare. Më tej Hasani sqaron se largimi dhe kthimi i tyre u mundësua nga ministria që ai drejton, nëpërmjet ambasadave në Tel Aviv...