Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Ishin bllokuar në afërsi të Sazanit, policia e Vlorës u shkoin në ndihmë turistëve të huaj
👁13079
Policia kufitare e Vlorës në bashkëpunim me rojen bregdetare ju ka shkuar në ndihmë disa turistëve të huaj afër Sazanit, të cilët kishin mbetur të bllokuar pasi kishin patur probleme me velierën e tyre. Sipas policisë në afërsi të ishullit të Sazanit ndodhej në rrezik një mjet lundrues tip velier, me flamur të huaj, i nisur nga Italia me destinacion Kroacinë. Veliera kishte pësuar defekt në motor dhe për shkak të dallgëzimit dhe afërsisë me shkëmbinjtë, rrezikonte përmbytjen dhe përplasjen në breg. Menjëherë, shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, në bashkëpunim me Rojen Bregdetare, ndërhynë me shpejtësi duke u ardhur në...