Ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka bashkohet me protestuesit: Ditët dhe orët e Ramës janë të numëruara!
Ish-zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka, ka marrë pjesë në protestën para Ministrisë së Arsimit, ku ka akuzuar qeverinë dhe sistemin arsimor për promovimin e personave që, sipas tij, kanë kryer plagjiaturë. Muka e cilësoi institucionin si “Ministria e Plagjiaturës”, duke deklaruar se prindërit janë gjithashtu pjesë e protestës, pasi kanë lënë fëmijët e tyre të protestojnë për të ardhmen. Ai kujtoi edhe denoncimet e tij të mëparshme për plagjiaturat, duke pretenduar se nuk ishin marrë masa në kohën kur i kishte ngritur këto shqetësime. Muka komentoi gjithashtu qëndrimin e ministres ndaj studentëve dhe protestave, ndërsa në fund të fjalës së tij lëshoi akuza ndaj kryeministrit. “Kjo është Ministria e Plagjiaturës. S’ka kopjac dhe hajdut që nuk ka lënë pa promovuar ky sistem. Prindërit, në një...
Burimi:
gijotina.com