Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Ish-trajnerit të Kombëtares shqiptare i djegin makinën në oborrin e vilës
👁8635
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në mëngjesin e së hënës së Pashkëve për ish-trajnerin e Kombëtares shqiptare, Christian Panucci.Teksa ndodhej me pushime në Dubai së bashku me partneren e tij, makina e tij tip Audi është përfshirë nga flakët në oborrin e vilës së tij, mes zonave Fonte Laurentina dhe Spinaceto, në periferi të Romës. Menjëherë pas njoftimit, forcat zjarrfikëse dhe karabinierët kanë ndërhyrë për të shuar flakët. Për fat të mirë, nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa zjarri është vënë nën kontroll në kohë.Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e incidentit. Pamjet e kamerave të...