Ish-shefja e SHISH/ Nuk shantazhoi median, por kërcënoi armiqtë e saj
Nga Lorenc Vangjeli Ish-shefja e SHISH Vlora Hyseni u duk sikur u tradhtua nga nervat kur përmendi dy togfjalësh fatalë: “Agjentë serbë e dhomë hoteli”. Pra, jo vetëm tradhti kombëtare si shërbesë, por edhe seks i ndaluar si shpërblesë. U duk gjithashtu edhe si një mënyrë gazmore e mendjelehtë për të relativizuar raportin e saj të mundshëm me të pandehurin e famshëm të dosjes që e ka mbërthyer brenda saj. “Më akuzojnë mua, por dhe ju jeni njëlloj!”. E parë kështu, shpjegimi është shumë sipërfaqësor, padyshim naiv dhe shumë banal për t’u gjykuar si shkarje e gojës që shket meqë nuk puth dot më. Në të kundërt, ajo ishte një fjali krejtësisht e mirëllogaritur. Shantazhi i konsumuar publikisht nuk kishte në shënjestër gazetaren e njohur...
Burimi:
javanews.al