Ish-presidentja e Argjentinës dënohet me 6 vite burg

Ish-presidentja e Argjentinës dënohet me 6 vite burg

Gjykata Supreme e Argjentinës ka dënuar me gjashtë vite burg ish-presidenten Cristina Fernandez de Kirchner, e akuzuar për mashtrim ndaj shtetit. Sipas La Reppublica, mësohet se gjykata ratifikoi vendimin për dënimin me burg dhe ndalimin për ushtrimin e detyrave publike. Kirchner, e cila është 72 vjeçe, një figurë kontraversiale dhe udhëheqëse e forcës së majtë, mbajti detyrën e presidentes nga 2007-2015. Ajo u dënua në vitin 2022 nga një gjykatë për një mashtrim lidhur me ngarkimin e detyrave publike rrugore në Patagonia kundrejt një aleati të ngushtë gjatë mandatit të saj presidencial.
Burimi: Opinion.al