Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ish-presidenti kërkon lirinë, shtyhet gjyqi ndaj Ilir Metës
Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ishte planifikuar seanca gjyqësore për Ilir Metën, i cili kërkon ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg”. Por seanca është shtyrë për në datën 26 qershor. “Seanca u shty sepse unë kërkova që të njihem me aktet që ka sjellë prokurori.Unë i thash gjyqtarit që jam avokati i Metës, as i Kryemadhit as i vjehrrës. Të gjithë ata u përmendën vetëm Meta jo.Kartën e ka përdorur bashkëshortja e zotit Meta, nuk ka dalë asnjë llogari bankare në emër të zotit Meta.Pasuritë e ish-presidentit Meta janë...