Ish-ministri i Rendit: Dhuna nuk u krijua nga policia, por nga të rinjtë që kanë vënë zjarrin
Ish-ministri i Rendit, Bajram Yzeiraj, ka mbrojtur punën e Policisë së Shtetit gjatë protestave të dhunshme në Tiranë, duke deklaruar se përplasjet nuk janë shkaktuar nga uniformat blu, por nga protestuesit që kanë djegur dhe dëmtuar prona, si dhe kanë rrezikuar jetën e qytetarëve dhe të punonjësve të policisë. I ftuar në emisionin “Off the Record” në A2CNN, Yzeiraj tha se shërbimet e policisë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike kanë qenë në lartësinë e duhur. Ai kundërshtoi akuzat se policia ka qenë nismëtare e përdorimit të forcës, ndërsa theksoi se nuk pajtohet me raste të veçanta kur efektivët kanë tejkaluar procedurat dhe standardet. “Kam dëgjuar shumë aktorë që fajësojnë policinë se pse ka qenë ajo si iniciatore nga përdorimi i forcës, dhe mundohen...
Burimi:
javanews.al