Ish-ministri i Drejtësisë, Halimi: Vendimet në Itali dhe Austri rrëzojnë provat nga Sky ECC, pikëpyetje në Shqipëri mbi dosjen “Aruba”
Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me dy vendime të fundit të drejtësisë europiane për përdorimin e komunikimeve të enkriptuara Sky ECC si prova në proceset penale, duke ngritur pikëpyetje për ndikimin e tyre në dosjen “Aruba” në Shqipëri. Halimi thekson se Italia ka përjashtuar si prova komunikimet Sky ECC të siguruara nga Franca në një proces gjyqësor, ndërsa Gjykata Kushtetuese e Austrisë ka vlerësuar se ato nuk mund të shpallen automatikisht të papërdorshme. Sipas tij, këto zhvillime nuk e rrëzojnë automatikisht dosjen “Aruba” apo procedimet shqiptare të bazuara në këto komunikime, por rikthejnë në vëmendje një çështje thelbësore: nëse mbrojtjes i garantohet mundësia reale për të kundërshtuar ligjshmërinë e provave në shtetin ku janë siguruar. Reagimi i Eduard Halimit:...
Burimi:
gijotina.com