Ish-kreu i SHISH, Vlora Hyseni paraqitet sot në Apelin e GJKKO-së
Ish-drejtoresha e SHISH-it, Vlora Hyseni, pritet të paraqitet sot, në orën 13:00, në Apelin e GJKKO-së, ku ka ankimuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Hyseni dyshohet për veprat penale të përkrahjes së autorit të krimit dhe zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete, në lidhje me dosjen e Ergys Agasit. Masa e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe pezullimi nga detyra u caktuan nga GJKKO më 21 shtator 2026, me kërkesë të SPAK-ut.
Burimi:
kohajone.com