Ish-kancelarja Merkel: Pa negociatat me Putinin më 2015-ën, Ukraina nuk do ekzistonte sot! Rusët ishin shumë pranë…
Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel mbrojti vendimin e saj për të negociuar me Rusinë në vitin 2015, duke argumentuar se në atë kohë Moska ishte në prag të pushtimit të Ukrainës. “Në vitin 2015, rusët ishin shumë pranë marrjes nën kontroll të të gjithë Ukrainës”, deklaroi Merkel gjatë një podkasti. “Sa i përket luftës në Ukrainë, jam kritikuar se gjoja të gjitha negociatat me Rusinë kanë qenë një gabim. Dhe nëse tani njerëzit thonë thjesht se bisedimet me Putinin kanë qenë gabim në çdo moment, unë mund të them vetëm kaq: me sa di unë, pa ato bisedime, Ukraina, ashtu siç e njohim sot, nuk do të ekzistonte më fare”, u shpreh ajo.
Burimi:
javanews.al