Ish-drejtuesi i Policisë flet me emra: Kush janë tre ministrat që u ‘këputën’ nga Agasi

Ish-drejtuesi i Policisë flet me emra: Kush janë tre ministrat që u ‘këputën’ nga Agasi

Ish-drejtuesi i Policisë, Shemsi Prençi, ka ngritur akuza të forta ndaj Ergys Agasit, duke pretenduar se ai ka ndikuar në largimin e tre ministrave nga detyra. I ftuar në emisionin investigativ “Në Shënjestër”, Prençi përmendi emrat e Taulant Ballës, Besfort Lamallarit dhe Ervin Hoxhës. Sipas Prençit, largimi i tyre lidhet me zhvillime dhe përplasje që ai ia atribuon ndikimit të Agasit. Duke iu referuar Taulant Ballës, ish-drejtuesi i Policisë tha se deklaratat e tij për identifikimin e autorëve të një ngjarjeje u pasuan nga largimi nga detyra. “Ergys Agasi ka rrëzuar tre ministra. Ka rrëzuar Taulant Ballën, sepse tha se e dimë kush janë autorët e kësaj ngjarjeje dhe menjëherë u hoq. Ka rrëzuar përtokë Ervin Hoxhën dhe Lamallarin”, deklaroi Prençi. Ai u ndal veçanërisht...