Ish-drejtori i Zërit të Amerikës, Elez Biberaj: Dorëheqja e kryeministrit Rama, kusht për shpëtimin e demokracisë
Ish-drejtuesi i Zërit të Amerikës, Elez Biberaj, ka deklaruar se Shqipëria po përballet me krizën më të rëndë politike të 13 viteve të qeverisjes së Edi Ramës. Me anë të një reagimi, Biberaj thekson se dorëheqja e kryeministrit, krijimi i një qeverie kalimtare dhe reforma zgjedhore janë hapa të domosdoshëm për rikthimin e besimit të popullit dhe ripërtëritjen demokratike të vendit. Sipas Biberajt, kriza e thellë politike nuk lidhet vetëm me protestat e fundit, por me vite të tëra të përqendrimit të pushtetit, korrupsionit, klientelizmit dhe dobësimit të institucioneve demokratike. Në reagimin e tij, Biberaj thekson se qeveria e Edi Ramës e ka nënvlerësuar pakënaqësinë qytetare, ndërsa shpërfillja e protestave paqësore dhe reagimi i mëvonshëm ndaj trazirave kanë nxjerrë në pah shkëputjen e drejtuesve nga...
Burimi:
gijotina.com