Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të kësaj force politike, Aleksandër Biberaj ka folur për zhvillimet brenda Partisë Demokratike, duke pranuar se kjo forcë politike ka pësuar rënie të demokracisë së brendshme dhe se sot ndodhet në pikën më të ulët të saj që nga themelimi. Biberaj përmendi si momente që, sipas tij, kanë ndikuar në degradimin e PD-së tragjedinë e Gërdecit, ngjarjet e 21 janarit 2011, koalicionin me LSI-në në vitin 2009 dhe më pas mungesën e konkurrencës brenda partisë. Ai e cilësoi emërimin e Lulzim Bashës si një fatkeqësi për demokratët, ndërsa tha se rikthimi i Sali Berishës nuk rezultoi zgjidhja më e mirë. “Partia Demokratike ka filluar si Parti Demokratike dhe ka pasur demokraci, e cila fatkeqësisht ka shkuar...