Ish-astronauti amerikan:Misionet hapësinore me Rusinë,si të bashkëpunosh me nazistët

Ish-astronauti amerikan:Misionet hapësinore me Rusinë,si të bashkëpunosh me nazistët

Një astronaut amerikan në pension i tha Radios Evropa e Lirë se misionet e përbashkëta me Rusinë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) duhet të reduktohen, duke i krahasuar me bashkëpunimin me Gjermaninë Naziste në kulmin e Luftës së Dytë Botërore. “Bashkëpunimi me rusët në ISS është sikur të shkohet në ekspeditë në Antarktikë me nazistët më 1943”, tha Terry Virts, ish-komandant i ISS-së. “Moralisht, thjesht është e turpshme”, shtoi ai. Që kur Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 2022, Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor ka qenë një ndër fushat e rralla ku bashkëpunimi mes Rusisë dhe Perëndimit ka vazhduar. Astronautët nga NASA dhe Agjencia Hapësinore Evropiane (ESA) kanë shërbyer përkrah homologëve rusë. Kanadaja dhe Japonia po ashtu janë përfshirë në atë që...