Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ish-administratori i Bankers dërgohet në burg/ Avokati Çobos kundërshton procedurat hetimore: Në kundërshtim me ligjin
Në një deklaratë për mediat, avokati i ish-administratorit të kompanisë “Bankers Petroleum”, Leonidha Çobo, ka reaguar ndaj masës së sigurisë “arrest me burg” të dhënë nga Gjykata e Fierit ndaj klientit të tij. Ai e cilëson vendimin si të pabazuar ligjërisht dhe në kundërshtim me një proces të rregullt penal. Sipas deklaratës, Çobo ka drejtuar kompaninë gjatë periudhës 2010–2015, ndërsa hetimi i Prokurorisë është bazuar në kontrolle të viteve 2018 e më pas, shumë kohë pasi ai kishte përfunduar detyrën. Gjatë mandatit të tij, thekson avokati, të gjitha investimet dhe pasqyrat financiare janë audituar dhe kontrolluar nga institucionet përkatëse shqiptare,...