Ironizon Salianji: I përbuzur dhe i neveritshëm për qytetarët, Rama tani flet me veten dhe karriget bosh
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka ironizuar kryeministrin Edi Rama pasi studentët refuzuan dialogun me të dhe hoqën karriget që ai kishte vendosur më herët përpara godinës së Kryeministrisë. Në një reagim në rrjete sociale, ai theksoi se kryeministri ka mbetur vetëm dhe se duhet t’i japë fund marifeteve të tij të vjetra për të përçarë shoqërinë dhe për ta mbajtur pushtetin që ka me çdo kusht. Ai thotë se Rama duhet të japë dorëheqjen, sepse koha e tij ka mbaruar dhe tani ka ardhur koha për të dhënë llogari. “Mbaroi koha e kërcënimeve. Mbaroi koha e Ramës! Koha e llogaridhënies ka ardhur. Jep dorëheqjen!“, thote ai. Reagimi I izoluar, i përbuzur, i neveritshëm për qytetarët. I mbetur të flasë vetëm me veten...
Burimi:
gijotina.com