Irene Papas, një nga ikonat e kinemasë greke
Irene Papas ishte një nga aktoret më të njohura greke dhe një figurë e rëndësishme e kinemasë ndërkombëtare. Ajo lindi më 3 shtator 1926 në Chiliomodi, pranë Korinthit, me emrin Irene Lelekou. Nëna e saj ishte mësuese, ndërsa babai jepte mësim për dramaturgjinë klasike. Talenti i saj u zbulua nga regjisori Elia Kazan. Gjatë një karriere që zgjati rreth pesëdhjetë vjet, Papas interpretoi në më shumë se 70 filma. Ajo u bë e njohur edhe për publikun shqiptar përmes rolit të Penelopës në filmin Odisea, ku luajti së bashku me aktorin shqiptar Bekim Fehmiu. Një tjetër rol i rëndësishëm ishte ai në filmin Zorba the Greek, ku interpretoi përkrah Anthony Quinn. Irene Papas u dallua veçanërisht në filmat me tema nga mitologjia dhe historia greke....
Burimi:
kultplus.com