Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Irani sulm masiv sonte në Tel Aviv dhe Jerusalem
👁6310
Izraeli është aktualisht nën sulm raketor nga Irani. Sipas zëdhënësit të ushtrisë, pak minuta më parë janë dëgjuar sirenat në disa zona të vendit, pasi janë identifikuar raketa të nisura nga Irani drejt Izraelit. Është lëshuar thirrja që popullsia të ndjekë me përpikëri udhëzimet e Komandës së Mbrojtjes Civile, ndërsa njësitë kundërajrore janë angazhuar për të përgjuar dhe neutralizuar raketat armike. Në Tel Aviv janë dëgjuar shpërthime shumë të fuqishme, pas nisjes së sulmit. Ushtria izraelite ka bërë të ditur se Irani ka lëshuar të paktën 100 raketa në drejtim të Izraelit. Po ashtu edhe në Jerusalem janë dëgjuar shpërthime...