IRANI/ ORA E VENDIMIT TE PRESIDENTIT TRUMP
Presidenti amerikan Donald Trump sinjalizon një vendim të rëndësishëm për Iranin, duke mbajtur të hapur si opsionin ushtarak, ashtu edhe atë diplomatik. Në një intervistë për Axios, Trump tha se përpara tij është një “vendim i madh” dhe shtoi: “Me mua mund të ndodhë gjithçka.” Në Nju Jork, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Trump pritet të takohet me përfaqësues të lartë të vendeve të Gjirit, përfshirë Arabinë Saudite, Emiratet, Katarin dhe Omanin. Në fokus do të jetë e ardhmja e konfliktit dhe strategjia amerikane. Trump ka dhënë sinjale se kërkon një marrëveshje me Teheranin, ndërsa ka konfirmuar edhe komunikimet e drejtpërdrejta me Iranin. Në të njëjtën kohë, Uashingtoni po mban nivelin aktual të forcave amerikane në Lindjen e Mesme deri në fund të vitit....
Burimi:
ntv.al