Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Irani nuk ra dakord të lejojë inspektime të programit të tij bërthamor”, Trump: Do ta diskutojmë me Netanyahun
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të premten se Irani nuk ka rënë dakord të lejojë inspektime të programit të tij bërthamor ose të ndalojë pasurimin e uraniumit. Duke folur me gazetarët në bordin e Air Force One, Trump tha se programi bërthamor i Teheranit është çmontuar në thelb, por nuk e përjashtoi mundësinë që Teherani ta rifillojë atë në një vend tjetër. Presidenti i SHBA-së shtoi se Irani do të jetë në fokus të bisedimeve të tij me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu kur ky i fundit të vizitojë Shtëpinë e Bardhë të hënën. Top Channel