Irani kërcënon bazat amerikane në Evropë, zgjeron hartën e hakmarrjes
Irani ka zgjeruar paralajmërimet ndaj Shteteve të Bashkuara, duke lënë të kuptohet se në rast të një sulmi të ri amerikan, kundërpërgjigjja mund të përfshijë edhe bazat ushtarake të Uashingtonit në Evropë. Teherani paralajmëron kështu se objektivat e mundshëm nuk do të kufizohen vetëm në Lindjen e Mesme. Deklarata është bërë nga gjenerali Mohsen Rezaei, sekretar i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, në një intervistë për televizionin libanez pro-iranian “Al Mayadeen”. Ai tha se nëse avionët amerikanë përdorin instalimet ushtarake në Evropë për të sulmuar Iranin, edhe këto baza mund të përfshihen në objektivat e kundërpërgjigjes. Sipas Rezaeit, në rast të një sulmi të ri, Irani mund të godasë edhe objektiva në zona ku nuk ka vepruar më parë. Një tjetër vijë e...
Burimi:
ntv.al