Arrestimet në Serbi, mediat: Biznesmeni serb me ndikim në veri të Kosovës, Zvonko Veselinoviçi, largohet drejt Turqisë

Arrestimet në Serbi, mediat: Biznesmeni serb me ndikim në veri të Kosovës, Zvonko Veselinoviçi, largohet drejt Turqisë

Zvonko Veselinoviç, i cilësuar si një prej figurave më me ndikim në veri të Kosovës, raportohet se është larguar këtë mëngjes drejt Turqisë, në një kohë kur në Serbi po zhvillohen arrestime të biznesmenëve dhe zyrtarëve të lidhur me pushtetin e mëparshëm dhe Partinë Progresive Serbe (SNS) të Aleksandar Vuçiçit. Lajmi është bërë i ditur nga media hulumtuese serbe KRIK, e cila citon burimet e veta. Sipas këtyre burimeve, Veselinoviçi ka udhëtuar në orët e para të mëngjesit me një fluturim nga Sarajeva drejt Stambollit, duke përdorur pasaportë serbe. Largimi i tij raportohet në një periudhë kur autoritetet serbe kanë ndërmarrë arrestime ndaj disa biznesmenëve dhe zyrtarëve, të cilët, sipas raportimeve të KRIK-ut, kanë pasur lidhje të ngushta me strukturat e pushtetit gjatë qeverisjes së...