Sulmi kibernetik ndaj frigoriferëve të supermarketeve, Franca lëshon fletë-arreste ndërkombëtare për 3 iranianë të dyshuar!

Sulmi kibernetik ndaj frigoriferëve të supermarketeve, Franca lëshon fletë-arreste ndërkombëtare për 3 iranianë të dyshuar!

Franca ka lëshuar fletë-arreste ndërkombëtare për tre iranianë lidhur me sulmin kibernetik të muajit tetor ndaj frigoriferëve të supermarketeve në të gjithë vendin. Nga ana tjetër, Teherani i ka hedhur poshtë këto akuzat duke i cilësuar si të pabazuara dhe dashakeqe. Sulmet ndaj supermarketeve franceze ndodhën gjatë natës së 11 tetorit dhe prekën sistemet e ftohjes në rreth 700 pika në të gjithë vendin. Hakerat dyshohet se ndryshuan cilësimet e shkrirjes të frigoriferëve, duke bërë që temperatura të rritet, ushqimet të prishen dhe të shkaktohen të paktën 15 zjarre. Prokurorja e Parisit, Laure Beccuau, deklaroi se hetuesit kanë hapur një hetim zyrtar ndaj Shahid Kaveh, një grup hakerash që Ministria e Jashtme e Francës e lidh me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC)....