Indonezi: Zëvendëspresidenti Gibran Rakabuming Raka jep dorëheqjen pasi Gjykata Supreme shpalli të pavlefshme certifikatën e shkollës së mesme

Indonezi: Zëvendëspresidenti Gibran Rakabuming Raka jep dorëheqjen pasi Gjykata Supreme shpalli të pavlefshme certifikatën e shkollës së mesme

Zëvendëspresidenti i Indonezisë, Gibran Rakabuming Raka, ka paraqitur dorëheqjen nga detyra. Lajmin e bëri të ditur një prej ndihmësve të tij, i cili konfirmoi vendimin për mediat ndërkombëtare, përfshirë BBC-në. Sipas tij, dorëheqja vjen pas një vendimi të Gjykatës Supreme të Indonezisë. Ajo shpalli të pavlefshme certifikatën e shkollës së mesme që Gibran kishte përdorur gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2024. Ende nuk është e qartë nëse Presidenti i Indonezisë, Prabowo Subianto, e ka pranuar zyrtarisht dorëheqjen e tij. Çështja ka shkaktuar reagime të forta në skenën politike të vendit. Më shumë se 100 ligjvënës kanë mbështetur një nismë parlamentare që mund të hapte rrugën për nisjen e procedurave të shkarkimit të zëvendëspresidentit. Ky zhvillim vjen në një moment të ndërlikuar për marrëdhëniet mes figurave...