Aeroporti i Vlorës, PD kërkon llogari: Kush po e menaxhon? Ministri zbulon çfarë do të ndodhë në ditët në vijim

Aeroporti i Vlorës, PD kërkon llogari: Kush po e menaxhon? Ministri zbulon çfarë do të ndodhë në ditët në vijim

Ministri i Infrastrukturës, Enea Karakaçi ka folur në komisionin e Ekonomisë për aeroportin e Vlorës, përballje e cila përfundoi në arbitrazh pasi VIA paditi qeverinë për shkak se Ministria nisi procedurat për zgjidhjen e kontratës, pas përplasjeve mes dy ortakëve. Ministri theksoi se kontrata është anuluar prej shtatorit dhe se brenda pak ditës në Kuvend do të paraqesin masat që do të marrin për këtë projekt, por pa bërë të qartë se cfarë janë këto masa. Cara: Çfarë po ndodh me aeroportin e Vlorës, a po punohet? Kush po e menaxhon? Dhe a ka hyre ne fuqi anulimi i kontratës? Karakaçi: Aeroporti i Vlorës duhet të ishte funksional në shkurt 2026, është një infrastrukturë publike. Koncesionarët për shkak të mosmarrëveshjeve të tyre kanë çuar në...