“Irani ka vdekur”- Trump sulmon Teheranin: Një shtet zyrtarisht i dështuar, të gjykohen për krime kundër njerëzimit! Promovojnë gënjeshtra

“Irani ka vdekur”- Trump sulmon Teheranin: Një shtet zyrtarisht i dështuar, të gjykohen për krime kundër njerëzimit! Promovojnë gënjeshtra

Presidenti i SHBA, Donald Trump nisi një sulm të ri ndaj Iranit, duke e përshkruar vendin si një “shtet të dështuar” dhe duke shtuar se po përballet me një kolaps në kapacitetet ushtarake dhe një krizë të thellë. Në një postim në Truth Social, Trump pretendoi se autoritetet iraniane nuk janë në gjendje të paguajnë pagat e oficerëve ushtarakë dhe të policisë, ndërsa foli për një rritje të madhe të inflacionit dhe një zhvlerësim dramatik të monedhës kombëtare. Në të njëjtën kohë, ai akuzoi Teheranin për një shtypje të përgjakshme të protestave antiqeveritare, duke kërkuar që të gjykohen për krime kundër njerëzimit. “Irani është zyrtarisht një komb i dështuar. KA VDEKUR! Ata nuk kanë marinë, nuk kanë forca ajrore, nuk kanë monedhë, nuk po i...