Inzaghit i prishen planet, sulmuesi do të mungojë ndaj Romës

Inzaghit i prishen planet, sulmuesi do të mungojë ndaj Romës

Simone Inzaghi do të duhet t’i bëjë planet pa Marcus Turam përballë Romës në ndeshjen e së dielës. Sulmuesi francez nuk është rikuperuar akoma. Sipas Sky Sport, megjithatë, problemi nuk është serioz dhe ka mundësi që lojtari francez të jetë në dispozicion të ekipit për të mërkurën, në sfidën kundër Barcelonës në Champions. Thuram është stërvitur sot i ndarë nga shokët e skuadrës dhe situata do të vlerësohet ditë pas dite. 27-vjeçari ka luajtur mbi 30 ndeshje këtë sezon.
Burimi: Vizionplus.tv