Burimi:
Telesport.al

Inzaghi në “gjurmët” e tripletës së Mourinhos, por Interi i tij luan më mirë
👁13864
Lakmia e “armiqve” është ajo që e bashkon dhomën e zhveshjes, ambientin zikaltër. E ndiqte prej disa javësh këtë strategji Simone Inzaghi. Shpesh i kritikuar më shumë seç duhet, por ndonjëherë është vetë trajneri i Interit, ai që qëndron më shumë se duhet te fjalët e pamëshirshme që i vijnë pas çdo gabimi. Pas viteve të komunikimit të paracaktuar, nga zero në zero, prej disa muajsh e ka transformuar stilin e tij me më shumë agresivitet dhe efikasitet. Ndoshta e ka kuptuar që ishte një hap që duhej bërë, ndoshta thjesht disa gjëra nuk i shkojnë më, ndoshta sheh një...