Investigimi i medias spanjolle: Nga ekzekutimi i Artan Myrtajt në Sarandë te tonelatat e kokainës në Spanjë

Investigimi i medias spanjolle: Nga ekzekutimi i Artan Myrtajt në Sarandë te tonelatat e kokainës në Spanjë

Artan Myrtaj SPANJË-Media spanjolle Infolibre i ka kushtuar një artikull grupeve kriminale shqiptare të trafikut të drogës me veprimtari në Spanjë, duke përmendur edhe vrasjen e ndodhur mëngjesin e 20 shtatorit në Sarandë, ku u ekzekutua Artan Myrtaj. Në artikull renditen episodet e drogës të goditura gjatë muajit tetor në Spanjë, ndërsa ngrihet pyetja se çfarë lidhjeje mund të ketë mes të shtënave me armë në Shqipëri dhe sekuestrimeve të mëdha të kokainës në Spanjë? ARTIKULLI Më 20 shtator, Artan Myrtaj, 44 vjeç, u vra me armë zjarri në këtë qytet turistik në jug të Shqipërisë. Të shtënat goditën gjithashtu një 73-vjeçar që po kalonte në atë zonë. Autorët u larguan, ndërsa hetimi policor u përqendrua në rindërtimin e lëvizjeve të tyre, identifikimin e përgjegjësve...