Inva Mula në mbështetje të të rinjve: E ardhmja e Shqipërisë është në zërat e tyre
Sopranoja e njohur shqiptare, Inva Mula, ka shprehur mbështetjen e saj për të rinjtë që kanë dalë në protestë në Shqipëri, duke përcjellë një mesazh të fortë për shpresën, të ardhmen dhe rëndësinë e dëgjimit të zërit të brezit të ri. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Mula vë theksin te shqetësimi për humbjen e besimit të të rinjve tek e ardhmja, duke nënvizuar se ata kanë nevojë për mundësi, besim dhe hapësirë për të shprehur mendimet e tyre. Artistja thekson se një shoqëri nuk mund të ndërtojë të ardhmen pa dëgjuar aspiratat dhe shqetësimet e të rinjve, të cilët përfaqësojnë shpresën dhe zhvillimin e vendit. “Asgjë nuk është më e dhimbshme sesa një brez i ri që humbet shpresën tek e ardhmja. Të rinjtë...
Burimi:
kohajone.com