Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Inva Mula magjeps publikun, sporano e njohur, koncert në amfiteatrin e Durrësit
Në ambientet e Amfiteatrit antik të Durrësit, muzika, arti dhe historia u takuan në një koncert që përcolli emocione të forta dhe përjetime të rralla. Skena iu besua sopranos së madhe shqiptare dhe ikonës ndërkombëtare të operas, Inva Mula, e shoqëruar nga instrumentistët virtuozë Ekland Hasa në piano dhe Redi Hasa në violinçel, si dhe kori i fëmijëve “Okarina”. Inva mula ndau emocionet e të performuarit për herë të parë në skenën e Amfiteatrit të Durrësit. Instrumentisti i njohur Ekland Hasa u ngjitet gjithashtu për herë të parë në skenën e Durrësit. Pushues dhe turistët e shumtë, përjetuan një udhëtim muzikor në brigjet e Mesdheut. /vizionplus.tv